Hoti në Bruksel për integrimin e Kosovës në BE

Hoti do të kërkojë përkrahjen e PPE-së

Kandidati i koalicionit LDK-AKR-Alternativa për kryeministër, njëherësh ministri në detyrë i Financave, Avdullah Hoti ka udhëtuar për në Bruksel ku do të takohen me Presidentin e Partive Popullore Evropiane, Joseph Daul dhe me zyrtarë të lartë të Komisionit Evropian.

Sipas komunikatës, temë e bisedave do të jetë procesi i integrimit të Kosovës në familjen evropiane, shpejtimi i liberalizimit të vizave dhe nxitja e përkrahjes së Parlamentit Evropian për zhvillimin dhe integrimin e Kosovës.

Hoti do të kërkojë përkrahjen e PPE-së dhe partive simotra për të jetësuar programin qeverisës të Hotit për zhvillimin e Kosovës dhe integrimin e saj në BE.

PPE është grupi më i madh në Parlamentin e Bashkimit Evropian që ka dhënë përkrahje të fuqishme për Kosovën.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, Hoti do të ketë takime edhe në Komisionin  Evropian, ku do të raportojë në cilësinë e Koordinatorit nacional për reforma në ekonomi. Në këtë takim pritet të marrin pjesë edhe ministrat e financave nga vendet e rajonit./21Media

 

 

Back to top button