“Kosova posedon mbi 30 për qind të Biodiversitetit të Ballkanit”

22 maji shënon ditën Ndërkombëtare të Biodiversitetit dhe këtë ditë e shënon edhe Kosova

Kosova edhe pse një vend i vogël, posedon një natyrë të mrekullueshme të pasur me florë dhe faunë. Kosova është shtëpi për një numër të madh të kafshëve dhe një vend në të cilin lulëzojnë dhe rriten një numër i madh i luleve dhe bimëve tjera, shkruan rtv21.tv

Për të folur më shumë rreth shënimit të kësaj dite në Kosovë, kryeshefi i agjensionit për mbrojtjen e mjedisit në Kosovë, Ilir Morina ishte i ftuar në emisionin e pas ditës të RTV21 “Bon Bon”.

Morina tha se 11 për qind të territorit të Kosovës është shpallur zonë e mbrojtur me shumë arsye pasi që, Kosova posedon mbi 30 për qind të Biodiversitetit të Ballkanit pasi që vetëm bjeshkët e Sharrit dhe bjeshkët e Nemura përbëjnë këtë për qindje.

Morina po ashtu tha se me një përqindje të lartë, Kosova futet edhe në Biodiversitetin e Evropës me shumë bimë edhe kafshë të rralla të rrezikuara dhe në zhdukje.

Kryeshefi i agjensionit për mbrojtjen e mjedisit në Kosovë, Ilir Morina tutje tha se janë duke tentuar që t’i mbrojnë këto zona pasi që Bidiversiteti, kafshët bimët, gjallesat luajnë rolin e vet në zingjirin ushqimorë dhe ruajnë ekuilibrin e mjedisit.

Kurse në fund Morina tha se Kosova ka mbi 116 zona të mbrojtura të mjedisit dhe se rreth 2500- 3000 mijë lloje të florës dhe faunës ekzistojnë në Kosovë./21Media

Back to top button