Thaçi: Masakra e Dubravës duhet të ndriçohet

Forcat serbe vranë 160 të burgosur shqiptarë në Dubravë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaci nga Austria, ku po qëndron në vizitë zyrtare, ka përkujtuar masakrën e Dubravës në përvjetorin e tetëmbëdhjetë.

“Sot është përvjetori i tetëmbëdhjetë i masakrës në Burgun e Dubravës, në të cilën forcat serbe vranë 160 të burgosur shqiptarë dhe plagosën mbi 300 të tjerë. Kjo masakër, masakrat dhe krimet të tjera duhet të ndriçohen dhe vrasësit të dalin para drejtësisë.”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Back to top button