37 vjet diferencë, 24 vjeçari i vë unazën në gisht 61 vjeçares

Gjyshja 61 vjeçare Cheryl McGregor, është fejuar me të dashurin 24 vjeçar, Quran McCain me të cilin ka qenë në lidhje për tashmë një vit.
Për herë të parë ata u takuan kur Quran ishte vetëm 15 vjeç dhe punonte në një restaurant i cili ishte nën menaxhimin e djalit të 61 vjeçares.
Çifti tashmë një kohë janë shumë aktiv në TikTok, ku postojnë video të ndryshme nga përditshmëria e tyre.
Videot e tyre marrin vazhdë të komenteve fyese, mirëpo kjo nuk po e pengon çiftin, që të dy kanë bërë të ditur se ata kanë tërheqje mes vete dhe kjo e mban lidhjen në formë.
61 vjeçarja e cila ështe gjyshe e 17 nipave dhe mbesave, ka bërë të ditur se nuk i pengojnë aspak komentet fyese, pasi ajo është shumë krenare me jetën që bën.
“Mos kërkoni dashurinë, ajo do j’u gjejë, unë nuk po e kërkoja dhe ajo më gjeti, është e mahnitshme”, shton Cheryl./21Media

 

Back to top button