38 vjeçari godet gruan me sëpatë

Një 38 vjeçar nga Fieri i Shqipëris1% është arrestuar pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Fqinjët thonë se autori ka shkuar dhe e ka qëlluar me sëpatë gruan duke terrorizuar dhe tre vajzat e mitura. Policia thotë se gruaja pasi ka marrë mjekimin e duhur është larguar nga spitali.
Nuk ishte hera e parë që bashkëshorti ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, ndërsa fqinjët thonë se ai vuante nga problem mendore.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin S. M., 38 vjeç, banues në Levan, Fier, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij e cila pasi ka marë mjekim në spitalin e Fierit, është larguar për në banesë. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhunë në familje”informon policia./oranews

Back to top button