389 femra legjitimohen duke punuar në lokale nate

238 shtetase të Shqipërisë janë legjitimuar

Policia e Kosovës ka hartuar dhe zbatuar me sukses në nivel vendi, planin operativ “Mars-Prill-Maj 2017” që ka të bëjë me trafikimin e qenieve njerëzore.

Gjatë zbatimit të planit, përveç njësive të ndryshme policore, kanë marrë pjesë edhe inspektorë komunalë të komunave përkatëse dhe zyrtarë nga Administrata Tatimore e Kosovës.

Gjatë kësaj periudhe me qëllim parandalimin dhe hetimin e kësaj dukurie, janë kontrolluar 71 lokale që dyshohej se kryenin aktivitete të kësaj natyre në tërë vendin.

Prej tyre, janë mbyllur 34  lokale nga inspektoret komunalë të komunave përkatëse.

Në këto lokale, policia ka legjitimuar 389 femra (238 shtetase të Shqipërisë, 137 shtetase të Kosovës, 7 shtetase të Serbisë, 5 shtetase të Maqedonisë, 1 shtetase e Bullgarisë dhe 1 shtetase e Moldavisë).

Shtetaseve të huaja të cilat nuk kanë prezantuar leje pune dhe qëndrimi në vend, u janë konfiskuar dokumentet dhe janë adresuar në Drejtorinë për Migrim dhe të Huaj.

Policia gjatë kontrolleve të këtyre lokaleve, ka konfiskuar prova relevante që lidhen me mundësinë e trafikimit me qenie njerëzore.

Back to top button