”Shëndetësinë do ta bëjmë si në Prishtinë”

Albin Kurti tha se do të investojnë në shëndetësi

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se pas 11 qershorit shëndetësinë do ta bëjnë me modelin e komunës së Prishtinës.

Ai në një takim me mjekët tha se është Lëvizja që do të investojë në shëndetësi.

“Mjekët po bashkohen me Lëvizjen, sepse Lëvizja është ajo që do të investojë në shëndetësi. Pushtetarët e deritashëm veç kanë vjedhur paratë e barnave dhe i kanë shkatërruar spitalet. Qendrat mjekësore në Komunën e Prishtinës i kemi bërë model për Kosovën e rajonin. Aty kurrë s’mungojnë barnat apo teknologjia. Krejt ndryshe nga klinikat e kohës së shkuar, ku më shpejt e merrje një sëmundje të re se sa shëroheshe. Të njëjtën do ta bëjmë pas 11 qershorit me të gjitha klinikat e spitalet e Kosovës”, tha Kurti./21Media

Back to top button