39 ushtarak të FSK-së kanë përfunduar “Kursin e Liderit Luftarak” dhe “Kursin e Fitnesit Fizik”

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) njofton se në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes ka përfunduar “Kursi i Liderit Luftarak” dhe “Kursi i Fitnesit Fizik”.
Sipas njoftimit të FSK-së në Facebook thuhet se në shkollën e nënoficerëve në KDS janë certifikuar 39 ushtarak në “Kursin e Liderit Luftarak” që është hapi qenësor i një ushtaraku drejt zhvillimit në kanalin e nënoficerëve duke u përgatitur dhe duke ngritur vlerat personale ushtarake të udhëheqjes dhe frymës ekipore të punës, gjithashtu në Qendrën e Stërvitjes Profesionale në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes janë certifikuar 23 instruktor të Fitnesit Fizik.
Tutje nga FSK thuhet se përgatitja fizike e personelit ushtarak përbën një nga shkathtësitë që duhet të zotërojë secili, ku nëpërmjet fitnesit fizik të arrijmë forcën, energjinë dhe qëndrueshmërinë për të realizuar detyrat taktiko-operative bazuar në mision.