39 -vjeçari u ekzekutua nga vrasës me pagesë, 8 të shoqëruar në Polici

Atentati te "Kodra e Diellit"

Policia e Tiranës ka kryer disa shoqërime lidhur me atentatin e ndodhur te rezidenca “Kodra e Diellit” në Tiranë mbrëmjen e 30 tetorit 2022, ku mbeti i vrarë Briken Sanaj.
Aktualisht 8 persona janë të shoqëruar dhe ndodhen në Drejtorine e policisë së Tiranës.
Sipas të dhenave vrasja dyshohet se është kryer nga vrasës me pagesë.
Mësohet se ka pasur kontrollet edhe në Lezhë.
Pak ditë pas ngjarjes Ora News mësoi se makina e autorëve kishte ardhur nga Kosova pak ditë para se ndaj 39 vjeçarit Sanaj të kryhej ekzekutimi.
Pavarësisht se e gjithë zona ishte me kamera sigurisë burimet thanë për Ora News së vendin ku ishte kryer vrasja nuk mbulohej me vëzhgim.
Kamerat fiksuan vetëm momentin ku autori dukej me kapele të zeze dhe më një çantë në sup dhe largohej nga mbrapa residences pasi kreu krimin.
Hetusit kishin dyshime se atentati ishte i planifikuar kjo për shkak se targat në të cilën mbante automjeti tip benz i autorëve rezultonin të vjedhura disa ditë më parë.

Back to top button