394 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 394.
Në raportin që është publikuar dje, bëhet e ditur se nga 321 testime, 3 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Janë shëruar 23 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224 mijë e 569./21Media

Back to top button