PD braktis bashkëqeverisjen me LDK-në

”Partia e Drejtësisë dega në Gjilan, nuk e sheh të arsyeshme të jetë mbështetës i LDK-së dega në Gjilan, pa patur mundësinë e veprimit”

Kryesia e Partisë së Drejtësisë në Gjilan ka shkëputur marrëveshjen për bashkëqeverisje ndërmjet Partia e Drejtësisë në Gjilan dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan.

Siç njofton PD, ndërprerja e bashkëqeverisjes është bërë me arsyetimet:

”Mos përmbushja e obligimeve (LDK)  dega në Gjilan si subjekt politik, karshi subjektit tjetër politik (PD) dega në Gjilan në bashkëqeverisje, edhe pas kërkesës së saj zyrtare nga ana e PD-së, në përputhje me realitetin e krijuar. Partia e Drejtësisë dega në Gjilan, nuk e sheh të arsyeshme të jetë mbështetës i LDK-së dega në Gjilan, pa patur mundësinë e veprimit. Kryesia e Partisë së Drejtësisë dega në Gjilan, falënderon degën e LDK-së në Gjilan, Kryetarin Haziri dhe gjithë ata që kanë bashkëpunuar me PD-në”, njofton kjo parti duke shtuar se do të jenë zë i fuqishëm në të mirë të qytetarëve, zë kritik dhe zëri i arsyes.

”Ne jemi të gatshëm për bashkëpunim, të hapur për dialog duke shikuar gjithmonë interesat e qytetarëve të Komunës së Gjilanit”, njofton më tutje kjo parti.

Back to top button