397 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 397 raste të reja me COVID-19, nga 4 mijë e 29 testime të kryera.
Rastet pozitive janë nga këto bashki: 88 në Tiranë, 44 në Durrës, 42 në Vlorë, 38 në Shkodër, 23 në Kavajë, 18 në Fier, 16 në Lezhë, 14 në Gjirokastër, nga 11 raste në Korçë, Divjakë, nga 10 raste në Malësi e Madhe, Berat, 9 në Krujë, 8 në Lushnjë, 7 në Sarandë, 6 në Rrogozhinë, nga 5 raste në Përmet, Librazhd, nga 4 raste në Peqin, Kamëz, Vau i Dejës, nga 3 raste në Tropojë, Kurbin, Dibër, nga 2 raste në Gramsh, Tepelenë, Mat, nga 1 rast në Mirditë, Vorë, Mallakastër, Këlcyrë, Poliçan.
Fatmirësisht gjatë këtyre orëve nuk ka asnjë viktimë nga virusi. Kurse janë shëruar 178 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 131 mijë e 451 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht janë 5 mijë e 792 raste aktive me COVID-19 në të gjithë Shqipërinë.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 84 pacientë./21Media
 

Back to top button