Sabri Fejzullahu uron Ermalin: O evlad i mirë, o shpirti jem

Këngëtari Ermal Fejzullahu sot feston ditëlindjen e 33-të. Në këtë ditë të veçantë nuk mungoi as dedikimi i Sabriut i cili nuk i kurseu fjalët më të mira për Ermalin.
“Oooo evlad i mirë. Ooo shpirti i jem .T’priftë shneta lumturia fati suksesi, dhe rri ashtu si je i fjales , humanist, bamires e shkelqe në skenë.Edhe 100 me zemrat tua Arianen, Artin, Bunen, Eren e Anen”, ka shkruar Sabriu në Instagram teksa ka publikuar edhe një fotografi të përbashkët.

 Ermali me muzikë filloi të merrej si fëmijë dhe nuk u ndal më duke sjell projekte muzikore, të cilat pëlqehen nga fansat e tij.

Ermali është i martuar me Arianen, dhe është baba i tre fëmijëve./21Media  

 

Back to top button