Ekspertët tregojnë fushat më të mira për të nisur një biznes këtë vit

Bizneset më premtuese

Sipas ekspertëve dhe të dhënave në fushën e investimit, industritë janë duke ofruar mundësi të shumta për sipërmarrje të reja.

Bizneset e listuara më poshtë janë ata më premtuesit për këtë vit.

Trajnime meditimi

Shpenzimet në rritje të korporatave për programet e përmirësimit të fokusit të punonjësve kanë ndihmuar në rritjen e një industrie që kap vlerën e 1.1 miliardë dollarëve në Amerikë. Aplikacioni i bazuar në trajnim po sjell praktikën për një audiencë më të gjerë.

Teknologjia e automobilistikës

Kjo industri ofron bashkëpunime potenciale për startup-et dhe fitime të shumta nga kompanitë e mëdha teknologjike dhe prodhuesit e makinave që ndërtojnë automjete autonome. Ford, për shembull ka investuar 1 miliardë dollarë për Argo Al në mënyrë që deri në vitin 2021 ata të arrijnë të prodhojnë një makinë që drejtohet vet.

Menaxhimi i ndërtimeve

Financimi global për hardware dhe software për të përmirësuar projektet e ndërtimit apo për të shitur dhe për të lënë me qera paisjet e ndërtimit, është rritur në 254 milionë dollarë për vitin 2015 nga 51 milionë dollarë në vitin 2010. Analistët shprehen se kjo është ende një industri në zhvillim.

Biologjia sintetike

Problemet shëndetësore dhe mjedisore kanë rritur interesin për ilaçet e modifikuara gjenetikisht, ushqimet dhe karburantin. Kjo është një fushë e kushtueshme dhe teknike, por përfitimet mund të jenë të mëdha për kompanitë si Twist Bioscience, kompani prodhuese ADN.

Kujdesi për kafshët

Risitë teknologjike e kanë përmirësuar shumë këtë industri e cila është vlerësuar me 60 miliardë dollarë në Amerikë. Të ardhurat për kujdesin ndaj kafshëve kapin vlerën e 8 miliardë dollarëve në Amerikë për vitin 2016 dhe pritet që kjo industri të rritet me 7% në vitin 2017.

Vizioni kompjuterik

Zhvillimet në inteligjencën artificiale kanë prodhuar kompani të cilat punojnë për të interpretuar dhe zbatuar të dhënat vizuale. Teknologjia, e cila ka grumbulluar 522 milionë dollarë dhe 69 marrëveshje në vitin 2016, mund të aplikohet për zhvillimin e fëmijëve, rrjetet sociale dhe web analytics.

Back to top button