4 fëmijë dolën pozitiv me COVID-19

Në 24 orët e fundit, 4 fëmijë dolën pozitiv me COVID-19 në Kosovë, duke e çuar në 3 mijë e 546 numrin e përgjithshëm të të infektuarve të grupmoshës 0 deri në 9 vjeç.
Rastet pozitive janë nga komunat: 2 në Podujevë, 1 në Prishtinë dhe 1 në Ferizaj.
2 nga 4 fëmijët e infektuar gjatë 24 orëve të fundit janë të gjinisë femërore, kurse 2 të tjerë të asaj mashkullore.
Nga 2 mijë e 917 viktima të COVID-19 që nga marsi i vitit të kaluar, prej tyre 5 ishin fëmijë të grupmoshës 0 deri në 9 vjeç.
Ndryshe, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ka thënë sot se rekomandim i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik është që shkollat të vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe pas 26 shtatorit, kur përfundon afati i masave kufizuese./21Media

Back to top button