Vitia: Rekomandim i IKSHPK-së është që shkollat të mbesin të mbyllura

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ka thënë se rekomandim i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik është që shkollat të vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe pas 26 shtatorit, kur përfundon afati i masave kufizuese.
Vitia ka bërë të ditur se nga e premtja e kaluar kanë filluar diskutimet, sidomos me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, për hapat që do të marrin.
“Rekomandimet e IKSHPK-së kanë qenë që shkollat duhet të ndërpriten dhe kjo të vazhdohet. Por, jemi duke vazhduar që të bëjmë maksimumin që të respektohen rekomandimet që të merren masat tjera që nuk e dëmtojnë procesin arsimor. Por ne duhet të jemi koshient për rrezikun kur të hapen shkollat, mbi 50 raste kanë qenë fëmijë që nuk kanë qenë të infektuar më herët me rastin Delta. Sistemi arsimor është më i afektuari nga pandemia”, ka thënë Vitia gjatë raportimit para deputetëve në komision parlamentar./21Media
 
 
 

Back to top button