4 pacientë në mjekim intensiv, dy prej tyre të infektuar me COVID-19

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë duke u trajtuar 27 pacientë.
Arben Vishaj, drejtor i kësaj klinike, tha për rtv21.tv se 6 pacientë janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19.
Në oksigjenoterapi po trajtohen 9 pacientë, kurse në mjekim intensiv 4 pacientë, prej tyre dy të konfirmuar pozitivë me COVID-19.
13 pacientë, nga 27 sa po trajtohen në Klinikën Infektive, janë të vaksinuar kundër COVID-19. Vishaj tregoi se 8 pacientë janë të vaksinuar me nga dy dozat Pfizer, një pacient me një dozë Pfizer, një pacient me dy doza të AstraZeneca dhe një dozë Pfizer, një pacient me dy doza të vaksinës AstraZeneca, një pacient me një dozë AstraZeneca, si dhe një pacientë me dy doza Moderna.
Kurse 10 pacientë që po trajtohen në Infektivë janë të pavaksinuar, hyjnë këtu edhe fëmijët.
Kujtojmë se dje në Kosovë janë konfirmuar 23 raste të reja me COVID-19, nga 985 testime të kryera. Ndërsa betejën me virusin e ka humbur një qytetar./21Media
 

Back to top button