4 të arrestuar për trafikim me njerëz dhe drogë

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar, tri gra dhe një burrë, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “trafikim me njerëz dhe posedim i narkotikëve’’.
Katër të dyshuarit janë arrestuar pas një hetimi intensiv të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në koordinim me Prokurorinë e Shtetit dhe gjykatësin e Procedurës Paraprake.
“Të dyshuarit: K.K., ( 1979) A.M, (2001), XH.M., (1991), A.R., (2001) janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘trafikim me njerëz dhe posedim i narkotikëve’. Policia si provë materiale ka konfiskuar pajisje elektronike: katër telefona mobil, një lap-top, dy USB dhe dy gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë së bashku me pajisjet për bluarjen e narkotikeve”, ka njoftuar Policia përmes një komunikate për media.
Me aktvendim të prokurorit katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë./21Media

Back to top button