SHBA bën thirrje që Rusia të hiqet nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut

Siç ishte parashikuar, ambasadorja e SHBA në OKB Linda Thomas-Greenfield bëri thirrje që Rusia të hiqet nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut.

“Rusia po përdor anëtarësimin e saj në Këshillin e të Drejtave të Njeriut si një platformë për propagandë për të sugjeruar se Rusia ka një shqetësim legjitim për të drejtat e njeriut”, tha ajo.
“Në fakt, ne do të dëgjojmë një pjesë të asaj propagande sot këtu, e di, dhe nuk do t’i nderoj këto gënjeshtra me një përgjigje vetëm për të thënë se çdo gënjeshtër që dëgjojmë nga përfaqësuesi rus është më shumë dëshmi se ato nuk i përkasin njeriut”, shtoi ajo.
Ndryshe, sot Zelensky iu adresua Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ai akuzoi Rusinë për gjenocid dhe kërkoi nga OKB që ta vë shtetin rus para përgjegjësisë./21Media
Back to top button