4 të vdekur dhe 130 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

 

Vazhdon situata e rënduar nga pandemia në Shqipëri me katër viktima të regjistruara në 24 orët e fundit.

Fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin infektiv, me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, dy qytetarë nga Tirana, të dy 85 vjeç. Nuk kanë mundur të mbijetojnë në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi edhe 2 qytetare: Një 79 vjeçare nga Mirdita dhe një 81 vjeçare nga Shkodra, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ndërkohë në 546 testime të kryera për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 130 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi. /oranews

 

Back to top button