Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 511 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 157 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 12.840 raste nga 48.743 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 492 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 154 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8.942 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.406./21Media

154 TË SHËRUAR DHE 157 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Wednesday, 26 August 2020