Balaj-Halimaj: Shqipëri-Kosovë, marrëveshje me ndikim te qytetarët

 

Zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimaj mori pjesë në një punëtori të organizuar mes grupeve punuese të Kosovës dhe Shqipërisë për harmonizimin e propozim marrëveshjeve mes dy vendeve tona, të cilat pritet të nënshkruhen në mbledhjen e përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë.

Balaj-Halimaj tha se fokusi ynë është nënshkrimi i marrëveshjeve të cilat kanë impakt të drejtpërdrejtë në lehtësimin e jetës së qytetarëve të dy vendeve tona.

“Falënderoj grupet punuese për punën e tyre të palodhur në funksion të eliminimit të çdo pengese për përgatitjen e marrëveshjeve për mbledhjen e përbashkët që do të mbahet muajin e ardhshëm në Shkodër. Ashtu siç kam paralajmëruar janë disa marrëveshje shumë të rëndësishme të cilat planifikojmë të nënshkruhen mes dy qeverive të cilat kanë për objektiv rritjen e mirëqenies, lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve dhe mallrave andej e këndej kufirit”, shkroi Balaj-Halimaj.

Back to top button