4 të vdekur dhe 2250 raste të reja me Covid-19

Katër persona kanë humbur jetën dhe 2 mijë e 250 raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve në Kosovë.
Viktimat ishin nga Peja, Prizreni, Rahoveci dhe Gjilani.
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës gjatë kësaj periudhe janë testuar 11 mijë e 814 persona.
Sot janë shëruar 154 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106 mijë e 700.
Në total numri i rasteve aktive është 16 mijë e 341.
Sa i përket vaksinimit, në 24 orët paraprake janë administruar 22 mijë e 245 doza të vaksinës.
Që prej fundit të marsit të vitit 2021 deri më 20 gusht, në Kosovë 227 mijë e 581 persona janë vaksinuar plotësisht, me të dy dozat e vaksinës. Ndërkaq, numri i përgjithshëm i dozave të administruara është 666 mijë e 476./21Media

Back to top button