Kurti me Isufin e Bulliqin diskutojnë për çështjen e kufijve
Për të diskutuar mbi temën e sistemit të gjeo-informacionit dhe çështjen e kufijve shtetërorë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Florim Isufin dhe Shpejtim Bulliqin, njëherësh edhe Kryetar i Komunës së Podujevës.
Sipas një komunikate për media, u diskutua për rolin e mekanizmave shtetërorë për këtë çështje thelbësore të integritetit territorial e institucional të Republikës së Kosovës. “Kushtetutshmëria dhe ligjshmëria, metodat e avancuara shkencore dhe praktikat e suksesshme të partnerëve ndërkombëtarë janë udhërrëfyesi garantues i qasjes dhe angazhimit tonë të përbashkët”, u tha në këtë takim.
Kurti falënderoi profesorët Isufi e Bulliqi për punën dhe qëndrimet e tyre në kuadër të Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit./21Media