4 të vdekur dhe 568 raste të reja me koronavirus

 

Katër persona kanë vdekur, ndërsa janë shënuar edhe 568 raste të reja me koronavirus në vendin tonë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.532 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 568 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 2 raste (56, 60 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (84 vjeç), Suharekë 1 rast (85 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 70.753 raste nga 315.664 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.620 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 295 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 60.628 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.505./21Media

295 TË SHËRUAR DHE 568 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Wednesday, 3 March 2021

Back to top button