4 të vdekur pas shembjes së një bujtine
Katër persona humbën jetën pasi një ndërtesë konvikti u shemb pjesërisht të hënën në mbrëmje në zonën e re Ganjiang, në provincën Jiangxi të Kinës Lindore. Shkaku i shembjes është duke u hetuar.
Në orën 18:45 të së hënës, ndërtesa ku strehonte punëtorët e një ish-fabrike farmaceutike u shemb pjesërisht, duke mbuluar një sipërfaqe prej rreth 430 metra katrorë, transmeton rtv21.tv.
Në ora 4:25 e mëngjesit të së martës, të katër personat e zhdukur janë gjetur dhe spitali lokal konfirmoi se asnjëri prej tyre nuk ka shenja vitale, raportojnë mediat./21Media