4 vdekje dhe 84 raste të reja me COVID-19

Katër qytetarë të Kosovës kanë humbur betejën me COVID-19, në 24 orët e fundit.
Kurse nga 3 mijë e 823 testime të kryera, janë konfirmuar 84 raste të reja.
Janë shëruar 786 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 151 mijë e 411.
Në total numri i rasteve aktive në Kosovë është 5 mijë e 371.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 15 mijë e 880 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion 241 mijë e 949 doza të vaksinës.
Deri më sot 484 mijë e 300 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media

Back to top button