Kjo veshje e Kidës kushtoi 16 mijë euro

 
Këngëtarja Orhidea Latifi e njohur me emrin skenik Kida, për një veshje ka shpenzuar mbi 16 mijë euro.
Para disa ditëve, Kida ka publikuar fotografi nga Dubai, ku shfaqet e veshur me xhinse dhe bluzë të bardhë, teksa veshjen e ka kompletuar me aksesor.
Sipas postimit të faqes në Instagram “Shqip.closet”, veshja e këngëtares i kushtoi 16 mijë e 730 euro.

Ndryshe, “Dinero” është projekti i fundit muzikor nga Kida. Kënga është publikuar më 3 shtator dhe deri tani numëron mbi një milion klikime në Youtube./21Media

Back to top button