4 viktima dhe 101 raste të reja me Covid-19

 

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë rregjistruar katër viktima nga Covid-19, me këtë numër numri totali i viktimave në Kosovës ka arritur në 2.187.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (82 vjeç), Prizren 1 rast (63 vjeç), Suharekë 1 rast (59 vjeç), Vushtrri 1 rast (78 vjeç).

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.052 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 101 raste pozitive.

Insituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se  gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 421 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 95.466 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.983./21Media 

Back to top button