Çdo ditë, numri i të infektuarëve është në rritje e sipër, madje rastet janë rritur për 30% më shumë se herën e parë.

Të dhënat e fundit bëjnë të ditur se mesatarja e rasteve në ditë të të infektuarëve në valën e parë ka qenë rreth 18.273 në gjithë kontinentin, deri në mesin e korrikut, numër ky që u rrit dukshëm deri në fund të dhjetorit, ku 36 shtete afrikane nga 54 prej tyre, ishin duke u përballë me valën e dytë të virusit.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, rreth 90 milionë doza të vaksinës do të hyjnë në Afrikë, në gjysmën e parë të këtij viti, që është e mjaftueshme vetëm për 3% të popullatë, gjersa pritet që numër më i madh i vaksinave të arrijnë në vend, ku qëllimi është të vaksinohen të paktën 20% e popullsisë, deri në fund të këtij viti./21Media