4 viktima nga COVID-19 në Maqedoni
Në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar 779 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, 173 prej tyre janë riinfeksione.
Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Shkup 345, Manastir 61, Kumanovë 45 dhe Prilep 39.
Janë shëruar 477, ndërsa 4 persona kanë vdekur, informoi Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti për shëndet publik.
Në Maqedoninë e Veriut janë 4 mijë e 136 raste aktive me COVID-19./21Media