4 viktima nga Covid-19 në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 3 mijë e 279 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 376 qytetarë.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 141 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 4 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Vlora 69 vjeçe, një qytetare nga Përmeti 71 vjeçe, dy qytetarë nga Tirana të moshave 72-73 vjeç
Janë shëruar 193 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 195,629 që nga fillimi i epidemisë./oranews

Back to top button