Mot i vranët në dy ditët e ardhshme

Gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët.
Në viset malore parashihen fjolla të dobëta bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 1-2 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Back to top button