4-vjeçarit i largohet nga lukthi monedha 2 euroshe që e kishte përpirë

Shërbimi Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se një fëmijë i moshës katërvjeçare nga Mitrovica e kishte përpirë një monedhë metalike, i cila kishte depërtuar në lukth duke ia rrezikuar seriozisht shëndetin.

Në njoftimin e ShSKUK-së thuhet se fëmija ishte shtrirë në Klinikën e Kirurgjisë së fëmijëve në QKUK, ku përmes metodave, nga specialistët e Klinikës së Gastroenterologjisë me Hepatologji, fëmijës iu largua monedha metalike nga lukthi.

“Fëmija tani gëzon shëndet të plotë dhe po mbikëqyret nga stafi i Klinikës së Kirurgjisë së fëmijëve. Mjekët apelojnë tek prindërit që të kenë kujdes të shtuar dhe mos të lejojnë që fëmijët të mbajnë monedha metalike dhe gjësende të imëta që mund t’i gëlltisin dhe të ju shkaktojnë telashe shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Back to top button