4 vjeçarja me djegie të rënda, iu dogj shtëpia, familja në hall

Elife Iseni vazhdon të jetë në trajtim intensiv

4 vjeçarja Elife Iseni e pësoi më së keqi në fatkeqësinë e djegies së shtëpisë së tyre në fshatin Vërbjan të Mavrovës. Ajo ka djegie të shkallës së lartë në trup dhe vazhdon të jetë në trajtim intensiv mjekësor në Klinikën e Shkupit.

Vajza 4 vjeçare ka mbetur gjallë, falë babait të tij, i cili ditën e tmerrshme kur shtëpia ishte përfshirë nga flakët, e kishte shpëtuar ate, fillimisht pa shenja jete.

Babai i saj Amiri i mbërthyer nga emocionet e përshkruan momentet kur shtëpia e tyre u shkrumbua nga zjarri.

“Unë kur erdha këtu ishte flakë e madhe, dhe nuk mund të shikoja asgjë, as edhe derën. Dhe për një moment e pash vajzën tek dera dhe e mora. Ajo ishte në gjendje kritike, gjuha e vajzës ishte brenda, ishte e bllokuar dhe mandej e pash se është edhe e djegur”, u shpreh Amir Iseni, Babai i Elifes.

Përjetime të rënda ka edhe fqiu i tyre Xheladini, i cili i dha ndihmën e parë Elifes.

“Pas disa sekondash e pash se vajzën e sollën. Aty në oborr kur e pruan vajzën në oborr iu thash që ta lëshojnë poshtë. Dhe me përvojën që kisha, indihmën e parë i dhashë, nja dy të herë masazh në zemër, të lehtë, dhe në atë moment i erdhi frymëmarrja. Mori frymëmarrjen e parë dhe filloi ta lëviz kokën dhe atëherë e pamë se ishte gjallë dhe më si pamë pasojat tjera”, tha Xheladin Shaqiri, Banor i Vërbjanit.

Hallet për këtë familje nuk kanë të sosur, pasi që përveç se kanë mbetur pa kulm në kokë, nuk janë në gjendje për të paguar edhe ilaçet që i nevojiten vajzës së tyre.

“Më kanë treguar mjekët se duhet të paguaj 100 euro për fëmijën ilaçe, kurse për nënën e vajzës duhet të paguaj nga 2000 mijë denarë natën. 04 29 Nuk kamë pa punë nuk mund ti dal ti paguaj, nëse do të më ndihmonte ndokush do ishte mirë”, shtoi babai i Elifes.

Kjo familje kërkon edhe ndihmë institucionale, për shkak se kanë ngelur pa kulm mbi kokë dhe nuk kanë nga t’ia mbajnë./21Media

Back to top button