Kaloni te përmbajtja kryesore

40 ditë paraburgim për të kërkuarin nga Maqedonia e Veriut për vrasje

Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për Krime të Rënda, për caktimin e masës 40 ditë paraburgim ndaj të pandehurit F.K., i kërkuar nga Maqedonia e Veriut për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasja e rëndë.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë se kundër të pandehurit është lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar nga Interpoli, me kërkesa të datave 25 korrik 2008 të shtetit të Maqedonisë së Veriut.

Lidhur me këtë i pandehuri F.K., dyshohet se veprën penale e ka kryer në shtetin e Maqedonisë së Veriut dhe i njëjti më datën 18 korrik 2024, është ndaluar dhe arrestuar nga Policia e Kosovës në Kaçanik.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtyn ekzekutimin e tij.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button