Kaloni te përmbajtja kryesore

Dy trama dhe 15 autobusë elektrikë për Prishtinën, Rama tregon se si do të duken

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se trafikut urban të Prishtinës do t’i bashkohen edhe 15 autobusë elektriken dhe 2 trama.

Rama ka publikuar edhe fotografi se si do të duken autobusët e rinj.

“KRYEQYTETI ME TRAM DHE AUTOBUSË ELEKTRIKË! Sot përkrahëm operatorët në proces të financimit për 15 autobusë elektrikë dhe 2 Tram. Kështu do të duken autobusët e rinj të Kryeqytetit. Modernë, më të qasshëm për të gjithë dhe mbi të gjitha 100% elektrikë. Prishtinën s’ka që e ndal!”, ka shkruar Rama në Facebook.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button