40 mijë euro për komunitetin kroat nga Qeveria e Kosovës

Sipas kryeministrit komuniteti kroat deri tani ka qenë i vetmi komunitet pa përkrahje

Qeveria e Kosovës sot ka vendosur për të ndarë mjete financiare në shumë prej 40 mijë euro për komunitetin kroat që jeton në Janjevë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se Qeveria ka përkrahë të gjitha komunitetet dhe i vetmi komunitet që ka mbetur pa përkrahje deri tani ka qenë ai kroat.

“Me këtë do ta mbyllim një cikel të kujdesit për komunitetet”, tha Haradinaj.

Në Janjevë jetojnë rreth 230 kroatë, që si shqetësime kryesore adresojnë infrastrukturën e dobët dhe sigurinë publike./21Media

Back to top button