40 pacientë me Covid-19 në gjendje të rëndë shëndetësore

 

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në Spitalet e Përgjithshme janë duke u trajtuar 573 pacientë, prej tyre 441 prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Prej tyre 372 janë me oksigjenoterapi dhe 40 të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, kështu kanë bërë të ditur nga QKUK.

“Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 573 pacientë, 441 prej të cilëve janë të konfirmuar me COVID-19. Oksigjeno-terapisë i janë nënshtruar 372 persona, derisa 40 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Në klinikat e QKUK-së janë të hospitalizuar 214 pacientë, 166 të konfirmuar pozitivë, kurse 135 janë me oksigjeno-terapi. Spitalet e Përgjithshme po ofrojnë shërbime mjekësore për 359 pacientë, 255 prej tyre janë pozitivë, ndërkaq 237 persona i janë nënshtruar oksigjeno-terapisë”, thuhet në njoftimin e QKUK-së./21Media

Back to top button