40 qytetarë pozitivë në testin për COVID-19

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit në Kosovë, 40 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, nga 1 mijë e 39 testime të kryera.
Janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223 mijë e 451.
Në Kosovë janë 650 raste aktive me COVID-19.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 351 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë  1.820.360 doza të vaksinës.
Deri më sot 819.597 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Ndërsa janë dhënë 99.470 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19./21Media

Back to top button