Irpin është 80% nën kontrollin e Ukrainës
Kryebashkiaku i periferisë së Kievit, Irpin, Oleksandr Markushyn tha se forcat e armatosura, mbrojtja territoriale dhe policia ukrainase “kanë 80% të qytetit nën kontroll”.
“Qyteti ynë po granatohet vazhdimisht nga sistemet GRAD. Shumë masivisht. Ata po godasin zonën e banimit, ndërtesat shumëkatëshe.”, tha ai.
Pavarësisht evakuimeve masive në javët e fundit, Markushyn, i cili tha se shtëpia e tij ishte shkatërruar të mërkurën, vlerësoi se deri në 6,000 njerëz janë ende në Irpin dhe se grupe të vogla po evakuohen çdo ditë, shkruan CNN, përcjell rtv21.tv
“Rreth 4,000 njerëz nuk duan të largohen fare nga qyteti. Ne i ndihmojmë ata me ushqime dhe furnizime mjekësore,” shtoi ai.
Policia kombëtare tha të mërkurën se po rifillon punën në Irpin, pjesa më e madhe e së cilës ishte e pushtuar nga forcat ruse. Ishte një tjetër shenjë e mundshme që forcat ukrainase të sigurisë po rifitojnë territorin rreth kryeqytetit të Kievit./21Media