400 euro për person drejt vendeve të BE-së, 33 vjeçari u arrestua duke transportuar emigrantë të paligjshëm

Policia e Shtetit Shqiptar sot ka informuar se është arrestuar 33 vjeçari me inicialet E.H, sepse është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm, kundrejt pagesës dhe nuk iu ka bindur urdhrit të punonjësve të policisë.
“Në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan u arrestua në flagrancë shtetasi E. H., 33 vjeç, banues në Korçë.”, ka informuar policia.
E.H është konstatuar nga shërbimet e Policisë se në vendin e quajtur “Ura e Manastrecit”, Prrenjas është kapur duke transportuar me automjetin tip “BMW”, 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës 400 euro për person.
“Në momentin kur shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi, ky shtetas nuk i është bindur urdhrit, por ka tentuar të largohet me shpejtësi. Për pasojë ka humbur kontrollin e mjetit dhe është dëmtuar lehtë, jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti dhe 1 aparat celular. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.”, ka informuar tutje policia./21Media

Back to top button