Kaloni te përmbajtja kryesore

402 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në total numri i rasteve aktive me koronavirus në vendin tonë është 402.
Në raportin e publikuar dje, bëhet e ditur se nga 789 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224 mijë e 577./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button