41 vjeçari gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Pejë

Policia jep detaje pë rastin

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Komunën e Pejës. Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Ata njoftuan se ka qenë i vëllai, 41 vjeçar, që ka thirrur policinë pasi shtëpia e të ndjerit ishte mbyllur dhe dritat e fikura, ndërsa nuk i ishte përgjigjur as thirrjeve telefonike.

Njësitet policore kanë gjetur shtetasin L.R. pa shenja jete, dhe raportuan se tek viktima nuk kishte shenja dhune apo lëndime.

Ekipi mjekësor kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore me vendim të prokurorit shtetit për t’u sqaruar rrethanat e vdekjes./21Media

Back to top button