Prokuroria po interviston dëshmitarët për vdekjen e Astrit Deharit

Prokuroria konfirmoi lajmin

Vdekja e ish-anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit ende nuk është zbardhur, ndërsa Prokuroria Speciale ka filluar sërish intervistimin e dëshmitarëve.

Lajmin e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Afrim Shefkiu.

Janë duke u intervistuar dëshmitarë, disa janë të rinj dhe disa nga intervistat janë kryer javën e kaluar”, tha shkurt ai për kallxo.

Shefkiu nuk dha detaje nëse është intervistuar ndonjë person i dyshuar.

Astrit Dehari, ishte gjetur i vdekur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren në fillim të nëntorit të vitit 2016. Ai po mbahej në paraburgim në lidhje me dyshimet për sulmin i cili kishte ndodhur në gusht të vitit 2016./kallxo

Back to top button