Udhëzues për subjektet politike gjatë fushatës

Agjencia për mbrojtjen e të dhënave ka nxjerrur një udhëzues për partitë gjatë fushatës

Një ditë para hapjes zyrtare të fushatës parazgjedhore, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka nxjerrë udhëzues për subjektet politike që do të përdoret gjatë fushës zgjedhore.

Të njëjtin udhëzues përfaqësuesit e Agjencisë i kanë dorëzuar edhe subjekteve politike. Këtë e ka bërë të ditur Jeton Arifi, drejtor i departamentit të regjistrimit dhe marrëdhënieve me jashtë në ASHMDHP , në një konferencë për media.

Ai ka treguar se qëllimi i këtij udhëzuesi është që partitë politike të zhvillojnë një fushatë sa më të dinjiteshme, si dhe për të komunikuar drejtpërsëdrejti me qytetarët.

“Ky udhëzues është hartuar me qëllim që ti shërbej subjekteve politike, që të zhvillojnë fushatën e tyre në mënyrë më të dijnitetshme, duke komunikuar me qytetarët , respektivisht zgjedhësit e tyre në mënyrë të drejtpërdrejt me të gjitha format e komunikimit si përmes adresave të postës elektronike , përmes postës së zakonshme , teksteve sms-ve , përmes telefonave celular , pastaj thirrjeve telefonike , thirrjeve automatike e kështu me radhë. Ky udhëzues u shpërndahet subjekte politike . Pikërisht sot një ditë para fushatës , lansimit zyrtar të fushatës së këtyre zgjedhjeve “, tha Arifi.

Arifi, tha se është praktikë që çdo fushatë të krijohen lista të zgjedhësve, dhe me këto lista gjatë komunikimit të drejtpërdrejt duhet të krijohet një listë e veçante e subjektit politik që qytetarët të cilët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre dhe e shohin si të bezdisshme, ti largojnë nga listat promocionale.

“Në këto raste subjektet politike duhet që të hartojnë një listë të atyre qytetarëve të cilët nuk kanë pranuar të kontaktohen dhe ata ti fshijnë nga regjistrat e tyre. Njëkohësisht gjatë mandatit deputet për çështje të punëve të përditshme mund të kenë kontakte të ndryshme të qytetarëve të cilët nuk është e thënë se kanë të drejtë që ti shfrytëzojnë ato çështje promocionale të ideve apo idealeve apo promovimit të subjekteve që përfaqësojnë. Normalisht këtë komunikim të drejtpërdrejte në çfarë do pajisje që e zhvillojnë duhet ta bëjnë në drejtim të qytetarit që ata e vlerësojnë se nuk do të kenë kundërshtime.”, tha Arifi.

Ai tha se para dy viteve Agjencia e ka gjobitur përmes gjykatës një operator ekonomik i cili ka qenë palë e ndërmjetme në mes atyre që kanë porositur komunikimin me qytetarë dhe operatorëve të telefonisë mobile.

Arifi tha se këtë vit nuk ka pasur ankesa nga qytetarët. Sipas tij, ky udhëzues përmban edhe arsyeshmërinë se pse subjektet politike duhet ti binden ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale .

Aty jepen edhe detaje se çka në fakt është marketingu i drejtpërdrejte dhe cili lloj i fushatës nuk cilësohet si marketing i drejtpërdrejt .

Back to top button