42 raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sot ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka vdekur asnjë person që ka qenë i prekur me Covid-19, janë regjistruar 42 raste të reja, ndërsa janë shëruar 16 qytetarë.
Në total numri i rasteve aktive është 195.
Ministria ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 16.199 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 374.190 doza të vaksinës.
Deri më sot 117.382 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media
May be an image of text

Back to top button