U nënshkrua memorandum për grantin prej 1.3 milion eurove për shtretër spitalor

Sot është nënshkruar memorandumi i mirëkuptimit për projektin e zhvillimit të kapaciteteve në institucionet spitalore të Republikës së Kosovës që do të financohet nga Agjencia Ndërkombëtare Japoneze për Bashkëpunim (JICA).
Siç është informuar, Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës do të jetë përfituese e grantit të JICA në vlerë prej 1.3 milion euro për të siguruar shtretër spitalor për spitalet e përgjithshme dhe klinikat e QKUK-së.
Marrëveshja është nënshkruar nga sekretari i përgjithshëm, Naim Bardiqi dhe nga JICA, udhëheqësi i zyrës për Ballkan, Jiro Takeichi.
Me këtë rast, sekretari Bardiqi shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së Japonisë për sektorin shëndetësor dhe se pajisjet që sigurohen përmes grantit do të ngrisin cilësinë e shërbimeve spitalore dhe lehtësojnë punën e personelit shëndetësor./21Media

Back to top button