42 vjet nga nderimi i Shën Terezës me çmimin më të lartë të Indisë

Shën Tereza më 25 janar 1980 është nderuar me çmimin më të lartë civil të Indisë, Bharat Ratna. Jetën e saj, kjo humaniste shqiptare ia kishte përkushtuar më të varfërve dhe çmimi ishte mirënjohje për bamirësinë e saj.
Nënë Tereza ishte ideatorja e Urdhrit të Misionarëve të Bamirësisë për të ndihmuar personat e varfër.
Në vitin 1962, qeveria e Indisë e ka nderuar Nënë Terezën me çmimin Padma Shri, për ndihmën e saj për trupat e Indisë. Ajo është nderuar me çmimin Jawaharlal Nehru për Mirëkuptim Ndërkombëtar në vitin 1969.
Në vitin 1979 ajo e ka pranuar çmimin Nobel për Paqen dhe është shenjtëruar më 19 tetor 2003 nga Papa Gjon Pali II dhe është shenjtëruar më 4 shtator 2016 nga Papa Françesku.

Back to top button