Mbi 19 mijë raste aktive me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Kosovë janë 19 mijë e 519 raste aktive me COVID-19.
Komuna me numrin më të madh të rasteve aktive është Prishtina, me 7 mijë e 426 raste, Mitrovica me 1 mijë e 576, Pejë 1 mijë e 481, Fushë Kosova me 1 mijë 30, Gjakova me 999 raste, e të tjera.
Dje janë konfirmuar 2 mijë e 243 raste të reja me COVID-19, nga 8 mijë e 416 testime të kryera. Ndërsa janë shënuar 2 raste të vdekjes.
Janë shëruar 465 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 161 mijë e 170./21Media

Back to top button